Sigma.al

Website

Telefon

355694073849

Email

Vlefshmeria

deri me:30/04/2025

Rreth nesh

Rreth Nesh

SIGMA VIG operon në tregun shqiptar si kompani Sigurimi e Jo-Jetës që nga vitit 1999. Në shkurt të vitit
2024, mbushi 25 vite besimi në treg dhe është e para kompani private e sigurimeve në Shqipëri. Që nga
viti 2007 është pjesë e Vienna Insurance Group, grupi më i madh i sigurimeve në Austri dhe Europën
Qëndrore dhe Lindore. Partneritet që e transformon në një kompani të standardeve evropiane, që ofron
produkte të sigurisë për bizneset dhe individët, njëherësh siguri dhe stabilitet financiar, në mbrojtjen e
asaj që ka vlerë për klientin.

Angazhimi ynë ndaj Inovacionit: Është punuar fort që të kemi një version të përmirësuar të aplikacionit
SIVIG për celular si dhe shitjen online nëpërmjet webshop. Gjithashtu, po punohet që të bëhet i mundur
përmirësimi i shërbimit të klientit dhe lehtësimi i aplikimeve apo edhe infomacioni mbi dëmet. Kanalet
tradicionale të shitjes janë metodë e suksesshme në Shqipëri, ndaj synojmë të rrisim edhe më shumë
prezencën gjeografike në zonat ku nuk kemi qenë më pare, paralelisht synojmë të shkojmë më pranë
klientit edhe nëpërmjet kanaleve alternative.

Përvoja dhe Besnikëria e Klientit: Sigma VIG ofron këshillim dhe produkte sigurimi për çdo biznes dhe
individ, duke iu përshtatur nevojave dhe buxhetit të tyre. Ekipi ynë teknik është i aftë të ofrojë sigurime
që i përshtaten çdo kërkese dhe rrethane në vendin tonë. Njohuritë dhe eksperienca e stafit tonë, është
një ndër pikat e forta të kompanisë. Duke qënë se tregjet financiare janë gjithnjë në ndryshim,
tregohemi të kujdesshëm që stafi ynë të trajnohet vazhdimisht që t’i përshtatet sa më mirë dhe në kohë
ndryshimeve. Në ekipin tonë kemi punonjës me njohuri teknike të shkëlqyera, por edhe ata me
ekspertizën dhe njohuritë mbi ligjet dhe rregulloren në fuqi. Ky kombinim aftësish, eksperiencash dhe
vlerash na bën zgjedhjen e parë të klientëve që kërkojnë mbrojtje dhe siguri më të madhe gjatë
aktivitetit të tyre.

Vizioni ynë: Ne duam të jemi zgjedhja e parë për klientët tanë. Grupet e interesit na shohin si partner të
qëndrueshëm dhe të besueshëm. Bëjmë të mundur që klientët tanë të jetojnë një jetë më të sigurt dhe
më të mirë sepse ne: Mbrojmë atë që ka vlerë për ju!

Email: [email protected]

Foto

Adresa ne harte

Deshiron te behesh pjese e Kompanive
me TRUSTMARK?

AECA

Të bashkohemi të gjithë për të rritur performancën e secilit prej nesh.

Kontaktet

Rr. Medar Shtylla, Kika 1,Tirana 1001 / Albania

Get In Touch

Albanian E-Commerce Association (AECA) © {{Y}}. All Rights Reserved.  Powered by askdigital