Sigma

PRO

Rreth Kompanisë

SIGMA VIG operon në tregun shqiptar si kompani Sigurimi e Jo-Jetës që nga vitit 1999. Në shkurt të vitit 2024, mbushi 25 vite besimi në treg dhe është e para kompani private e sigurimeve në Shqipëri. Që nga viti 2007 është pjesë e Vienna Insurance Group, grupi më i madh i sigurimeve në Austri dhe Europën Qëndrore dhe Lindore. Partneritet që e transformon në një kompani të standardeve evropiane, që ofron produkte të sigurisë për bizneset dhe individët, njëherësh siguri dhe stabilitet financiar, në mbrojtjen e asaj që ka vlerë për klientin.

Angazhimi ynë ndaj Inovacionit: Është punuar fort që të kemi një version të përmirësuar të aplikacionit SIVIG për celular si dhe shitjen online nëpërmjet webshop. Gjithashtu, po punohet që të bëhet i mundur përmirësimi i shërbimit të klientit dhe lehtësimi i aplikimeve apo edhe infomacioni mbi dëmet. Kanalet tradicionale të shitjes janë metodë e suksesshme në Shqipëri, ndaj synojmë të rrisim edhe më shumë prezencën gjeografike në zonat ku nuk kemi qenë më pare, paralelisht synojmë të shkojmë më pranë klientit edhe nëpërmjet kanaleve alternative.

 

Përvoja dhe Besnikëria e Klientit: Sigma VIG ofron këshillim dhe produkte sigurimi për çdo biznes dhe individ, duke iu përshtatur nevojave dhe buxhetit të tyre. Ekipi ynë teknik është i aftë të ofrojë sigurime që i përshtaten çdo kërkese dhe rrethane në vendin tonë. Njohuritë dhe eksperienca e stafit tonë, është një ndër pikat e forta të kompanisë. Duke qënë se tregjet financiare janë gjithnjë në ndryshim, tregohemi të kujdesshëm që stafi ynë të trajnohet vazhdimisht që t’i përshtatet sa më mirë dhe në kohë ndryshimeve. Në ekipin tonë kemi punonjës me njohuri teknike të shkëlqyera, por edhe ata me ekspertizën dhe njohuritë mbi ligjet dhe rregulloren në fuqi. Ky kombinim aftësish, eksperiencash dhe vlerash na bën zgjedhjen e parë të klientëve që kërkojnë mbrojtje dhe siguri më të madhe gjatë aktivitetit të tyre.

Vizioni ynë: Ne duam të jemi zgjedhja e parë për klientët tanë. Grupet e interesit na shohin si partner të qëndrueshëm dhe të besueshëm. Bëjmë të mundur që klientët tanë të jetojnë një jetë më të sigurt dhe më të mirë sepse ne: Mbrojmë atë që ka vlerë për ju!

Shërbimet

Vendndodhja

Kontakt

Trustmark I Verifikuar

Ky biznes është verifikuar nga ekipi Trustmark sipas 16 kritereve të cilësisë. Vula garantohet nga Wolf & Shark.

Dëshironi vulën si ta kenë edhe ju?

Merrni vulën tuaj
Trustmark sot

Bashkohuni me bizneset e certifikuara dhe rritni besimin e klientëve tuaj.