Foleja – Eat Drink Print

PRO

Rreth Kompanisë

Foleja është vendi ku ha, pi dhe printon — gjithçka në të njëjtin ambient. Ndodhemi në Rrugën Artan Lenja në Tiranë, pak hapa nga Fakulteti i Arkitekturës.

Pse e quajtëm Foleja

Sepse folenë e kërkon kur të duhet një vend ku të ulesh dhe të qëndrosh. Jo një kafene ku pi kafen në këmbë dhe ikën – por një cep i ngrohtë ku hap laptopin, shtron librat dhe punon pa nxitim.

Kjo është ajo që kemi ndërtuar që nga viti 2020: një hapësirë ku studentët, profesionistët dhe kushdo që ka punë për të mbaruar ndihet rehat të qëndrojë sa t’i duhet.

Një ide e thjeshtë: gjithçka në një vend

Ke një projekt për të dorëzuar dhe një orë kohë. Zakonisht kjo do të thotë një radhë te qendra e printimit, pastaj një kafe diku tjetër, pastaj përsëri mbrapsht.

Te Foleja e bën gjithçka në të njëjtin vend. Materialet e tua printohen brenda, në qendrën tonë të pajisur plotësisht, ndërsa ti ha diçka ose pi një kafe. Kur je gati, është gati edhe printimi.

Qendra jonë e printimit

Qendra e printimit është brenda ambientit dhe punon në të njëjtin orar me kafenenë — përfshirë të dielave, kur pjesa më e madhe e qendrave të printimit në Tiranë janë të mbyllura.

Kafe, mëngjes, drekë dhe darkë

Hapemi në orën 6:30 dhe mbyllim në 23:00. Gjatë ditës gjen kafe, mëngjes, pica dhe ushqim të shpejtë, ëmbëlsira, si dhe birra, verë dhe koktej për në mbrëmje.

Shërbejmë në ambient, me marrje me vete dhe me dërgesë.

Hapësirat tona

Brenda kemi një ambient të ngrohtë , ideal për ditët e ftohta dhe për orët e gjata pune. Jashtë kemi ambientin e jashtëm dhe verandën në pjesën e pasme, për kur moti e lejon.

Hyrja është e aksesueshme me karrocë.

Na gjeni këtu

Rruga Artan Lenja, Tiranë 1023

Tel: +355 68 407 2233

E hënë – e premte dhe e diel: 6:30 – 23:00
E shtunë: 9:00 – 20:00

Shërbimet

Vendndodhja

Kontakt

Trustmark I Verifikuar

Ky biznes është verifikuar nga ekipi Trustmark sipas 16 kritereve të cilësisë. Vula garantohet nga Wolf & Shark.

Dëshironi vulën si ta kenë edhe ju?

Merrni vulën tuaj
Trustmark sot

Bashkohuni me bizneset e certifikuara dhe rritni besimin e klientëve tuaj.